Lajme

Kurti udhëton për vizitë zyrtare në Estoni

11/17/2022 17:28
nga:Genita C

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Estoni.

Siç bën të ditur Zyra e Kryeministrit, Kurti nesër do të pritet në takim nga Kryeministrja e Republikës së Estonisë, Kaja Kallas.

Po ashtu gjatë qëndrimit në Estoni, Kurti do të ketë takime me përfaqësues të tjerë të lartë shtetëror.​