Lajme

Ish ministrja: Përkrahës të VV-së vërshuan me fyerje personale, pasi kritikova zmbrapsjen e Kurtit për targat

11/16/2022 07:53
nga:G B

Ish ministrja e punëve të jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se kur para një jave ka deklaruar se Kurti nuk duhet ta zmbrapset për targat, pavarësisht presionit, është pëlqyer nga përkrahës e aktivistë të VV-së, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se mbrëmë kur e ka kritikuar zmbrapsjen e tij, është vërshuar nga fyerjet personale.

Postimi i saj i plotë:

Interesant:

Kur para 1 jave deklarova se përkundër presionit, Kurti NUK duhet të zmbrapset tani pasi e ka marrë vendimin për targa, u pëlqeva nga përkrahës e aktivistë të VV.

Sonte kur kritikova zmbrapsjen e raportuar, vërshuan menjëherë fyerjet personale!

Le të dihet që qëndrimi im mbetet i njwjti, por reagimi juaj jo!