Jetlir Zyberaj, këshilltar i kreut të AKR-së Behgjet Pacollit, thotë se mbrëmë është kuptuar se miqësia e Pacollit me ish-presidentin Donald Trump është e thellë dhe e gjatë, kur u panë në dasmën e vajzës së Trump.
Zyberaj thotë se në kohën kur shumë në Kosovë besojnë t’i kthejnë tytat kundër Trump, Pacolli beson se miqësia duhet të thellohet.
“Presidenti Pacolli bazohet në një parim të thjeshtë, për ne si Kosovë nuk ka as demokratë e as republikanë, por vetëm amerikanë dhe interesi ynë është bipartizan dhe mbështetja ka qenë e tillë. Gjithçka tjetër është kundër interesit të Kosovës”, shkruan ai.


