Ish- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës , Rashit Qalaj, ka treguar se ai së bashku me Partinë Demokratike të Kosovës në të cilën është anëtar e kishin përkrahur vendimin e Qeverisë Kurti II për targat e paligjshme “KM”, por Qalaj ka thënë se ajo çfarë ka bërë Kurti me modifikimin e vendimit ka qenë e jashtë ligjshme sepse sipas tij nuk ka logjike që një person të “qortohet” 21 ditë me radhë.
“E kemi përkrahur tentativën për të shtrirë ligjshmërinë por jo me vendim të kontestuar ligjërisht. Vendimi i Qeverisë për targat është jo i zbatueshëm ligjërisht”, ka deklarua Qalaj.
Sipas tij askund ligji për trafikun rrugore nuk shkruan se policia e Kosovës munde 21 ditë me “Qortua” një njeri.
“Qortimin mund ta besh për ndonjë kundërvajtje, nëse dikujt ju ka fikur drita e veturës, por jo për regjistrimi”, ka sqaruar ish-kryepolici i Kosovës Qalaj.
“Pastaj e kemi afatin dy mujor për gjoba që askund nuk shkruan se mund ta dënosh një person për ditë”, ka përfunduar ai.


