Lajme

Matoshi për vendosjen e flamujve kombëtar në veri: Serbia nuk âsht në konflikt me Shqipni, por po e lufton Republikën e Kosovës, o të marrë!

11/07/2022 23:49
nga:Astrit Gashi

Analisti politik, Halil Matoshi, ka thënë se vendosja e flamujve shqiptarë në Veri është “interes i Serbisë”.

Ai thotë se Serbia ka problem me Kosovën, jo me Shqipërinë.

Sipas tij Shqipëria sot ka raporte shumë të mira me Serbinë

“Ky âsht interes i Serbisë! Serbia nuk âsht në konflikt me Shqipni por po e lufton Republikën e Kosovës, o të marrë! Bile Shqipnia ka marrdhëniet ma të a avansueme me Serbinë, që nga viti 1981”, ka thënë Matoshi.

“Patriotët e mençur do të vendosnin flamurin e Kosovës, nëse veç duen të japin ndonji mesazh”.

“Nashta pavetëdijshëm por kjo që dikush po e bân në veri, i ndihmon shumë kauzës së Vučić-it dhe Putinit”,ka thënë ai.