Lajme

Flet vajza e të moshuarës që u keqtrajtua në Pejë- Kemi paguar nga 600 euro në muaj në atë rezidencë!

11/02/2022 20:58
nga:Y I

Vajza e të moshuarës që u keqtrajtua sot në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, ka folur në lidhje me ngjarjen, raporton Gazeta Blic.

Zhanera Nura, tha se edhe më herët ka parë shenja dhune tek nëna e saj.

“Besoj se secili prej qytetarëve më kupton. S’kam fjalë me përshkru dhimbjen ç’ka ka ndodh. Para katër ditësh ja kam pa një shenjë dhune, por se kam mendu se mundet me ndodh diçka e tillë në një rezidencë me standarte zvicerane. Menjëherë pasi kam parë videon e kam tërheq nënën nga aty”

“Këto infermieret që kishin ushtru dhunë si kam taku shpesh sepse kanë ardhë të reja. I kam njoh ato të tjerat më vjetrat dhe kam pas kontakt. Kjo është fundi i botës, në një rezidencë private, kemi pagujt nga 600 euro dhe gjithçka ka qenë prej nesh si veshmbathja dhe terapia.Do të vazhdojmë me drejtësinë sepse ka qenë një rast shumë tronditës për familjen” tha Nura për RTV Dukagjini raporton Gazeta Blic.