Lajme

Policia jep detaje për burrin e infermieres pas arrestimit në Pejë

11/02/2022 20:30
nga:Genita C

Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi, ka dhënë detaje për arrestimin e burrit të një nga infermieret që dyshohet se ka rrahur një të moshuar në Pejë.

Ai tha se burri i infermieres është arrestuar për kanosje, derisa është ende duke u intervistuar.

Gashi tha se për veprimet tjera do të konsultohen me prokurorin e shtetit.

Sot në media e rrjete sociale është publikuar një video, ku shihet se një infermiere e rrah me shuplaka e shqelma një të moshuar në qendrën “Orenda”, derisa infermieret e tjera qeshin e incizojnë. Tashmë në prangat e policisë kanë përfunduar tri nga infermieret, ndërsa hetimet vazhdojnë.