Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, lidhur me vendimin për targat, thotë se çdo vendim që nuk është në pajtim me SHBA-të dhe aleatët ndërkombëtarë, është i padobishëm për vendin.
Ajo ka kritikuar pozitën për deklaratat në lidhje me raportet me ndërkombëtarët, derisa thotë se ato mund t’i zbehin raportet me SHBA-të.
Në një intervistë për Gazeta Blic, ajo ka folur edhe për kërcënimin e Serbisë, për të cilin nuk shprehet e habitur pasi gjëra të tilla priten nga Serbia, mirëpo thotë se Kosova nuk po ka konsistencë në qëndrimet e saj, derisa dialogun herë e bën prioritet e të shtatë e herë të parë, ndërsa tani e ka top prioritet.
Ajo ka folur dhe për mundësinë për zgjedhje, derisa tha se janë pjekur kushtet por që opozita nuk i ka numrat për ta rrëzuar qeverinë, mirëpo pritet që kryeministri Kurti të deklarohet për paaftësinë për të shkuar në zgjedhje.
Më poshtë intervista e deputetes Musliu:


