Lajme

Çështja me dronët, Mushkolaj kritikon Mehajn për reagimin: Askush nuk e pyeti, i ndihmuam Serbisë ta bëjë rrenën të vërtetë

11/02/2022 09:35
nga:G B

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka reaguar lidhur me propagandën serbe lidhur me dronët e panjohur që po vëzhgojnë kazermat dhe pozicionet e ushtrisë serbe, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ishte gabim reagimi i ministrit Mehaj duke thënë se dronët nuk janë nga Kosova, pasi askush nuk e ka pyetur.

Në këtë mënyrë, sipas Mushkolajt, rrena është bërë e vërtetë duke i ndihmuar ne.

Postimi i tij i plotë:

Qysh e bën propagandën Serbia? Së pari mediat e Vuçiqit raportojnë se dronë të panjohur po vëzhgojnë kazermat dhe pozicionet e ushtrisë serbe. Reagon Beogradi, duke rritur nivelin e gatishmërisë luftarake. Ndërkohë, pa e pyet kurrkush, reagon ministri Mehaj, duke thënë se dronët nuk janë nga Kosova Vazhdon Brnabiq, e cila paralajmëron se çdo fluturake e tillë do të rrëzohet. Kështu, rrena bëhet “e vërtetë”, e na i ndihmojmë.