Lajme

Zeka për rastin Bislimi: Serbia i ka bërë reklamë të jashtëzakonshme Kosovës në arenën ndërkombëtare

10/27/2022 20:52
nga:Astrit Gashi

Analisti Milaim Zeka, në emisionin Politiko, ka kometuar rastin e zv.kryeministrit Besnik Bislimin, pasi nuk iu lejua hyrja në Beograd.

Zeka është shprehur se me këtë aktë shteti serb pa dashje i ka bërë reklamë të mirë Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Aksidentalisht, padashje Vuqiçi dhe Qeveria serbe i kanë bërë një reklamë të jashtëzakonshme Kosovës në arenën ndërkombëtare edhe në opinionin serb duke mos lejuar zv.kryeministrin e parë d.m.th. kjo konsiderohet si gatitshëmri nga ana e palës kosovare për me shku me marrë pjesë në bisedime në Beograd, e Serbia shpeshherë duke organizu komplote të tilla, duke mëndu që po bojnë diçka iu kthehet gjithmonë në boomerang.”, tha Zeka.