Skuadra e Ballkanit sonte takohet me Slavia Praguen, në ndeshjen vendimtare të grupit të Conference League.
Dy skuadrat kanë nga katër pikë dhe duan me çdo kusht fitoren që në ndeshjen e fundit të vendosin fatin e tyre në këtë kompeticion, përcjell GazetaBlic Sport.
Skuadra çeke është në formë fantastike në 3 ndeshjet e fundit, atje ku ka arritur 3 fitore në nivelin elitar të futbollit çek.
10 gola të realizuar dhe vetëm 1 i pranuar që nga humbje me Cluj, formë kjo që jep sinjale të mëdha para ndeshjes me skuadrën tonë kosovare.

/GazetaBlic Sport/


