Lajme

MPB thotë se po vazhdon regjistrimi i veturave: Deri tani 20 vetura kanë kthyer targat në RKS

10/26/2022 20:31
nga:G B

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Nora Fetoshi, ka njoftuar se deri sot janë regjistruar 20 vetura të serbëve, me targa RKS, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se interesimi i qytetarëve nuk ka munguar dhe së fundmi edhe një tjetër qytetar nga veri e ka bërë regjistrimin e veturës së tij.

Postimi i saj i plotë:

Regjistrimi i veturave ka vazhduar edhe sot. Gjithsej 20 vetura i kanë regjistruar targat ilegale në targa RKS, prej të cilave 5 vetëm në 3 ditët e fundit.

Interesimi i qytetarëve asnjëherë nuk ka munguar, që nga dita e parë. Së fundmi, edhe një tjetër qytetar, banor i komunave në veri, ka bërë regjistrimin e veturës së tij.

Të gjitha Qendrat e Regjistrimit Civil janë në dispozicion andaj ftojmë qytetarët që të vazhdojnë t’i përgjigjen thirrjes për të regjistruar veturat e tyre, pa marrë parasysh vendbanimin duke përfituar kështu nga lirimet tatimore e doganore të cilat arrijnë vlerën deri në 5 mijë euro.