Lajme

A do t’u bindet Albin Kurti amerikanëve, a do të lëshojë pe për targat?

10/26/2022 15:10
nga:N M

Një afat shtesë prej dhjetë muajsh po e kërkojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për targat serbe që duhet të konvertohen në ato RKS, raporton Gazeta Blic.

Kërkesa e SHBA dhe BE tashmë është publike e zyrtare, siç është edhe qëndrimi i kryeministrit të vendit Albin Kurti – deri në këto momente se nuk do të lëshoj pe për një gjë të tillë.

Kurti vazhdimisht u ka bërë thirrje në gjuhën serbe serbëve të Kosovës që brenda afatit të paraparë (31 tetor) t`i shndërrojnë tabelat KM në ato të Republikës së Kosovës, por deri në këto momente një numër i vogël i serbëve e kanë bërë një veprim të tillë, pavarësisht se nga ky konvertim targash mund të përfitonin deri në 5 mijë euro nga procesi në fjalë.

Pak ata serbë lokal në veri që kanë kthyer tragat nga KM në RKS, kanë pasur telashe direkte nga strukturat ilegale që kontrollohen nga bandat serbe e ku disa prej tyre u janë djegur edhe veturat me tabelat e reja.

Veri: Digjet vetura e një pjesëtari të policisë kufitare

Gazeta Blic ka mësuar nga burime diplomatike se Kosova do ta zbatojë kërkesën e SHBA-së dhe BE-së për shtyrje të afatit për targat serbe.

“Të hënën në mëngjes ose të dielën në mbrëmje Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtit do ta pranojnë një kërkesë të tillë nga SHBA dhe BE për shtyrje të afatit”, kanë thënë këto burime për Gazeta Blic.

Sipas këtyre burimeve Qeveria e Kosovës “nuk do të mundet” t`i rezistoj presionit të SHBA dhe BE me arsyetimin se “gjithçka që nevojitet për momentin është të mos ketë tensione në veri të Kosovës”.

Paralajmërojnë ekspertët e sigurisë: Situata në Veri pritet të tensionohet, po nxitet nga Vuçiqi!

Redaksia të mërkurën ka provuar të flas me zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës, por ai nuk i është përgjigjur kërkesës së redaksisë.

Njëjtë kanë vepruar edhe nga Bashkimi Evropian, të cilët nuk kanë kthyer përgjigje elektronike për këtë çështje.

Ndërkohë burime nga Qeveria e Kosovës nuk kanë konfirmuar direkt vendimin për shtyrje të afatit prej 10 mujash, por kanë thënë se “ çdo veprim për situatën ose çka do që lidhet me veriun” do ta marrin në bashkërendim të plotë me partnerët ndërkombëtar.

Qeveria e Kosovës kishte shtyre për dy muaj afatin për serbët lokal që të shndërrojë tabelat “KM”, “PZ”, “GL”, “PR” etj. në RKS

Vendimi ishte marrë në njërën nga mbledhjet e Qeverisë në muajin shtator.

Qeveria e Kosovës kishte vendosur që t’u japë afat shtesë për regjistrimin e automjeteve në veri, nga targat “KM”, “PZ”, “GL”, “PR” etj. në RKS.

“Është miratuar plotësimi i vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 01/85 të datës 29 qershor 2022, lidhur me afatin e regjistrimit të automjeteve me targa ‘PR’, ‘KM’, ‘PZ’, ‘GL’, ‘UR’, ‘PE’, ‘DA’ ose ‘ëA’, që do të vazhdojë deri më 31 tetor 2022”, thuhej në njoftimin e Qeverisë nga mbledhja e mbajtur në shtator të këtij viti. .

Kosova dhe Serbia duhej të arrinin një zgjidhje afatgjatë për targat në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, por kjo nuk ndodhi për shkak të qëndrimeve të ndryshme të palëve.

Në anën tjetër, Serbia ka kundërshtuar ultimatumin e Qeverisë së Kosovës për tagrat, duke i mbështetur serbët e veriut që të mbajnë targat ilegale.

Ekskluzive || 4 marrëveshjet që pritet të nënshkruhen në Procesin e Berlinit më 3 nëntor