Lajme

Veri: Digjet vetura e një pjesëtari të policisë kufitare

10/26/2022 12:37
nga:Genita C

Mbrëmë pas orës katër të mëngjesit është djegur një veturë në fshatin Kajkovë afër Leposaviqit, veturë kjo në pronësinë e një pjesëtari të policisë kufitare.

Këtë e ka konfirmuar për GazetaBlic, zëvendësi i Policisë për Rajonin e Veriut, Besim Hoti i cili tha se ky rast është regjistruar si zjarrëvenie, teksa thotë se kjo veturë e djegur ishte e regjistruar me targat KM.

Hoti thotë se për rastin në fjalë janë duke punuar, dhe është njoftuar edhe prokuroria.

“Vetura është me targa KM, motivi dhe arsyet nuk i dim. Ky rast është regjistruar si zjarrëvenie, normalisht hetuesit do të punojnë në atë drejtim, për të cilin është njoftuar edhe Prokuroria”, tha Hoti për GazetaBlic.