Diplomati amerikan, Gabriel Escobar ka thënë se ka dy qëllime kryesore vizita e tij në Kosovë, ku përfshihet mbështetja amerikane për vendin dhe konsultimet e rregullta me Qeverinë e Kosovës, raporton GazetaBlic.
“Kam pasur dy qëllime për këtë vizitë sot. E para, dua të kem konsultime të rregullta me Qeverinë e Kosovës. Kosova është një partner i rëndësishëm dhe situata në Evropë është e rënduar. Duam të sigurohemi që po e ruajmë unitetin me partnerët tanë evropianë për rrugën përpara me ato që po ndodhin në këtë kontinent. Kjo është pjesa e parë. E dyta është që ta inkurajojmë Kosovën të bëjë përparim në dialog. Ka një momentum të ri në dialog dhe besoj se si Kosova ashtu edhe Serbia duhet ta shfrytëzojnë këtë rast, sidomos pas asaj që po ndodhë në pjesën tjetër të kontinentit”, thotë Escobar.
Duke marrë parasysh se afati për ndryshimin e targave po afron, Escobar thotë se nuk është sekret që është kërkuar një periudhë me e gjatë e zbatimit.
Escobar thotë se kjo nuk është vetëm kërkesë e SHBA-së, por e gjithë Quintit.
“Dua të filloj duke thënë se Kosova ka të drejtë që ta zbatojë këtë, por ne duam të zbatojmë në një formë paqësore dhe që nuk i ngritë tensionet e që nuk na shpërqëndron nga disa gjëra që duhet t’i bëjmë. Nuk është sekret që ne kemi kërkuar një periudhë më të gjatë të zbatimit dhe kemi kërkuar edhe 10 muaj të tjerë. Do të doja ta shihja këtë që të ndodhte. Kjo nuk është vetëm kërkesë e SHBA-së, por e gjithë Quintit. Dhe, kjo është për shkak se ne jemi shtetet që e përkrahim më së shumti Kosovën. Besojmë se është e rëndësishme që kur ne bëjmë rekomandime, njerëzit t’i dëgjojnë ato”, tha Escobar në Kanal10.
Garancia që i dha Amerika-Kosovës, me vizitën e fundit të Escobarit


