Lajme

Garancia që i dha Amerika-Kosovës, me vizitën e fundit të Escobarit

10/19/2022 20:10
nga:Genita C

Njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi, ka thënë se vizita e sotme e Emisarit të SHBA-së, Gabriel Escobar, dhe deklaratat e tij ishin të qarta në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Në një prononcim për GazetaBlic, Arifi thotë se me ardhjen e Gabriel Escobarit në Kosovë, SHBA-të dhanë një garanci të fuqishme për Kosovën, kjo sa i përket sigurisë së vendit.

“Deklarata e Escobarit ishin të shkurta dhe të qarta që dialogu duhet të vazhdojë, duhet të përmisiohen marrëdhëniet me Serbinë”, tha Arifi.

“Porosia më e fuqishme e vizitës së tij në Kosovë ishte që SHBA-të e mbështesin dialogun, dhe sot SHBA-ja dha një garanci për çështjen e pavarësisë së tensioneve dhe sigurisë së Kosovës, por ai kërkoi që të ketë përparime në dialog”, shtoi Arifi.

Arifi është optimist se do të ketë parime në dialog me Serbinë, por sipas tij çelsi kryesor është aftësia e Qeverisë në këtë çështje dhe menquria e saj në veprimet dhe në mesazhet që po marrim nga SHBA-të.

“Me vizitën e tij të shpeshtuar në Kosovë, mendoj se do të ketë përparime në dialog mirëpo rruga e vendit tonë është menquria e saj në këtë çështje, pra sa arrijmë se t’i kuptojmë këto mesazhe dhe sa jemi të aftë ti zbatojmë me veprime. Pra ky është çelsi i veprimeve tona në dialog dhe në diplomaci”, thotë Arifi.

Sipas Arifit, problemi kryesore i të gjitha qeverive të Kosovës në dialogun me Serbinë është, sjella si palë humbëse ku sipas tij qëndëron e kundërta.

“Duhet të kuptuar që me mbështetjen e SHBA-ve, asnjëherë nuk mund të gabojmë dhe të jemi pala humbëse. Ne duhet të sillemi si pala fituese, ky është problemi i të gjitha qeverive të Kosovës, gjithmonë jemi sjellur si palë humbëse por është e kundërta”, tha Arifi.

Profesori universitar, Dorajet Imeri thotë se ardhja e Escobarit në këtë kohë në Kosovë tregon shumë.

“Ardhja e Escobarit në këtë kohë në Kosovë tregon se, SHBA-të janë të interesuar për të gjetur një zgjidhje politike mes Kosovës dhe Serbisë”, thotë Imeri për GazetaBlic.

Sipas Imerit, Gabriel Escobar tregoi se SHBA-të do të ndjekin me gjithë vëmendje zhvillimet politike, ku përfshihen marrëveshja për targat, qarkullimi me leternjoftim dhe marrëveshja për energjinë.

“Angazhimi i tij, sa i përket arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, për targat qarkullimin me leternjoftim, marrëveshja për energjinë që nuk janë zbatuar ende nga Serbia dhe koha për zbatimin e këtyre marrëveshjeje është afër, Escobar me ardhjen e tij tregoi se SHBA-të do të ndjekin me gjithë vëmendje zhvillimet poltike”, thotë Imeri.

Imeri nuk e përjashton faktin që, SHBA-të mund të kërkojnë nga Qeveria e Kosovës të shtyhet afati për zbatueshmërine e marrëveshjes.

“Në këtë rrethanë mund të kërkojnë nga Qeveria e Kosovës për një shtyrje të re të aftave për zbatueshmërinë e marrëveshjes, ndërkaq vizita e tij po tregon që SHBA-të po kërkojnë më këmbëngulje një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Imeri për GazetaBlic.

Profesori universitar, Muhamet Kelmendi tha për GazetaBlic se Gabriel Escobar erdhi në Prishtinë, për dy çështje. Dialogu me Serbinë dhe çështja e targave.

“Escobar erdhi në Kosovë për çështjen e targave dhe të dialogur me shtetin serb, natyrish se u theksua edhe miqësia mes SHBA-të e Kosovës”.

Kelmendi thotë se në këtë vizitë është folur edhe për shtyrjen e aftatit për targa, dhe sipas tij këtë kërkesë sot e ka paraqitur edhe Escobari.

“Këtu kemi edhe qëndrimin amerikan për shtyrjen e afatit për targa. Këtë kërkesë e kishte parqitur ambasador i SHBA-ve në Prishtinë. Kjo kërkesë u paraqit sigurisht edhe nga z.Eskobar. Ky ishte qëllimi i vizitës.

Sipas Kelmendit është diskutuar edhe plani gjermano-francez, ku thotë se SHBA-të ose do të përkrahin këtë plan ose do të dalin me plan të vetin.

“Besohet se është diskutuar edhe plani gjermano – francez për zgjidhjen e çeshtjes me shtetin serb.Pavaresia, sovraniteti dhe intefgriteti territorial për Kosovën u cilësuan si fakt kryesor në konferencën për shtyp te z.Eskobar”, thotë Kelmendi.

“ShBA ose do të përkrah planin gjermano-francez ose do të dalë me plan të vetin.Pritet të shihet”, përfundoi Kelmendi për GazetaBlic.