Stefano Pioli shpjegon se si transferimet e verës së Milanit po vendosen gradualisht dhe së shpejti do të jenë gati të bëjnë diferencën për Milanin.
Milan arriti fitore të vështirë ndaj Veronas me rezultat 1-2, shkruan GazetaBlic Sport.
“Është e vërtetë, më pëlqen ajo që thonë lojtarët e mi. Ne duhet të jemi konkurrues për vendet e para, kjo do të thotë të fitojmë shumë ndeshje dhe të grumbullojmë shumë pikë në çdo fushë“,tha Pioli për DAZN.
“Më pëlqeu Origi, ai më në fund e ka kapërcyer dëmtimin që pësoi në fund të sezonit të kaluar, pasi që atëherë ai ndihej i hezituar dhe i frikësuar, por duket se e ka hequr atë tani. Edhe Rebic është rikuperuar plotësisht tani, kështu që unë do të kem mundësinë të bëj pak më shumë ndryshime“, shtoi Pioli.
“Shpresojmë se do të kemi Maignan, Kjaer dhe De Ketelaere gjithashtu gjatë javës së ardhshme“, përfundoi tekniku i Milanit.
/GazetaBlic Sport/


