Lajme

Musliu pas fjalës së Ramës në KE: Faleminderit kryeministër i Shqipërisë, po bën atë që spo bëjmë ne!

10/14/2022 12:31
nga:Y I

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka falenderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për fjalën e mbajtur në Këshillin e Evropës ku hedh poshtë si të pabaza akuzat e Dick Martit.

Musliu tha kryeministri i Shqipërisë po bën atë që spo bëjmë.

“Nuk dëshiroj te shes patriotizëm, por nga këtu dua t’i them faleminderit kryeministrit te Shqipërisë, Edi Rama. Ai po bën atë që nuk po bëjmë ne. Jam tronditur pas terminologjise organizatë e perbashkët kriminale.Bartesit e institucioneve tona fali për vonesën sepse gjithmonë ata janë vonuar” deklaroi Musliu në fjalën e saj raporton Gazeta Blic.