Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur ndryshimet në Kodin Penal të Kosovës e që lidhen me ashpërsimet e dënimeve për sicilin që ushtron çfarëdo dhune në familje, raporton Gazeta Blic.
Këto ndryshime i ka bërë të ditur vetë Haxhiu në një konferecnë për media, pas mbledhjes së Qeverisë.
“Kemi paraparë që gjykata t`ia ndalojë kandidimin për punë në sektorin publik prej 3-10 për secilin ata që dënohen për dhunë në familje. Po ashtu nuk kanë të drejtë të vozisin automjetë nga 1-deri në 5 vjet”, ka thënë ajo.
Po ashtu kushdo që dënohet për këto verpa, siaps Haxhiut nuk mund të llogaritet se investitor në vend.
“ Seancat gjyqësore ndaj dhunuesve do të zgjasin vetëm 90 ditë”, ka thënë ajo ndër të tjera.
“Kushdo që me qëllim të frikësimit, me dashje ushtron dhunë fizike, seksuale e ekonomike ndaj grave që ushtrojnë funksione publike apo kandidat, parashihet që dënimi të jetë 6 muaj deri në 3 vjet. Kurse për vepra penale në formë të organizuar cilësohet rrethanë rënduese. KGJK e mban regjistrin me emër dhe mbiemër të personave që shpallen fajtor për këto vepra penale”, tha Haxhiu.


