Disa statistika që ka publikuar në fundjavë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për numrin e të punësuarve në vend në këto 18 muaj të qeverisjes së VV-së, ka ngjallur reagime dhe debate të shumta të ekspertëve të ekonomisë, partive opozitare dhe opinionistëve në vend, raporton Gazeta Blic.
Krejt kjo ‘mesele’ nisi kur shefi i ezkekutivit përmes një statusi të gjatë në faqen e tij në Facebook, mes tjerash tha se janë punësuar reth 40 mijë persona në Kosovë, 25 mijë në vitin 2021, përderisa 15 mijë të tjerë në vitin 2022.
E, këto të dhëna i kanë ‘habitur’ partitë opoziare, të cilat thonë se këto shifra janë ‘fantome’ dhe se veç kryeministri i Kosoëvs Albin Kurti, e din se në çfarë raportesh të organziatave apo agjencive është bazuar.
Gazeta Blic ka kontaktuar me tri partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK për statistikat e prezantuara nga Qeveria rreth puënsimit për 2021 – 2022.
Ferat Shala, nga PDK që njëherit është kryetari i Komisionit për Ekonomi ka ironizuar me shifrat e prezantuara.
“Po, është e vërtëtë që janë mbi 40 mijë, por fatkeqësisht janë pikërisht ata që kanë ikur nga Kosova prej se Albin Kurti ka ardhur në pushtet”, thotë ai.
Shala këto shifra i ka quajtur as më pak e as më shumë, veçse propagandë dhe farsë në mungesë të investimeve në vend.
“Nuk ka asnjë logjik e as bazë jurike për këto të dhëna. Thjeshtë janë manipulime nga kjo qeveri që ka vazhduar e vazhdon me këto politika”, ka thënë ai për Gazeta Blic.
Ai e ka ‘gjetur’ arsye pse Qeveria ka publikuar shifra të tilla.
“Në mungesë rezultatesh të punës, projekteve kur kemi shifra të sakta në linjat buxhetore e të cilat janë shfrytëzuar deri në 9 për qind, nuk ka të bëjë asgjë përevc një farse”, vlerëson ai.
Të dhënat e publikaur nga Kurti, nuk e kanë lënë pa raguar edhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhikun.
Sipas Abdixhikut kryeministri i Kosovës nuk e kupton ekonominë, por sipas tij e kupton propagandën.
“Fatkeqësisht, propaganda nuk e bën ekonominë, por ai angazhohet vetëm për këtë të parën”. Ka shkruar Abdixhuku qysh në fillim të reagimit.
Shefi i LDK-së thotë se në dy vitet e tij të qeverisjes, janë thyer disa nga rekordet më negative ekonomike në vend.
Abdixiku ka vlerësuar se tre treguesit kryesorë makroekonomik, ai i inflacionit, i deficitit tregtar e i rritjes ekonomike, japin sot pasqyrën e vërtetë në vend.
“Që nga dita e parë e tij e punës e deri më sot, çmimet janë rritur për 20%. Ky numër është rekord. I paparë ndonjëherë. Për krahasim, në Shqipëri inflacioni është vetëm 8%. Produktet bazike si buka, mielli, qumështi, vaji, vezët, rryma e derivatet janë sot dy-tre fish më shtrenjtë se sa që ishin dy vite më parë. Por ai këtë rritje të çmimeve nuk e sheh. Inflacionin, madje, e interpreton si sukses; thotë se është rritur qarkullimi i bizneseve për 20% e janë rritur të hyrat e buxhetit për 20%. Nuk është rritur as qarkullimi e as të hyrat – në terma real – janë rritur vetëm çmimet. Dhe atë për 20%.
– Preferon të përmendë rritjen e eksportit për 300 milionë, por qëllimisht nuk përmend rritjen e importit për 2 miliardë e 300 milionë. Po pra; 2 miliardë e 300 milionë euro më shumë importe për dy vitet e tij” thotë ai.
Ai ka thënë duke u bazuar në një raport të Bankës Botërore, rritja ekonomike për këtë vit do të jetë më e ulëta në 10 vitet e fundit.
“Flet për rritje ekonomike në vend, por sipas Bankës Botërore, Kosova – përjashto pandeminë – do të shënojë sivjet rritjen më të ulët ekonomike në 10 vjet. Me vetëm 3.1% rritje, për herë të parë në një dekadë, vendi ynë do të ketë rritje nën mesataren e asaj në Ballkan. Kaq është zhvillimi i tij sivjet. – Investimet kapitale në vend, ato që shtyjnë vërtetë ekonominë, janë në realizimin më të ulët historik. Edhe gjatë kohës së pandemisë e mbylljes totale në vend, Kosova kishte realizm më të lartë se që ka sot. Mendojeni pak këtë; të punosh më pak se në pandemi. Me vetëm 9% punë të kryera nëpër ministri, ai ka bllokuar ekonominë. Sot mbanë 700 milion euro në bankë, pa e kuptuar se me inflacion prej 20% i ka zhvlerësuar mbi 140 milionë euro prej tyre” vlerësoi ai.
Ai këtu nuk ka lënë pa i përmendur Kurtit ikjet masive nga Kosova.
“Le të flas me punëtorë e ta kuptojë se si mbijetohet sot në këtë rritje të frikshme të çmimeve. Le të flas me ta për ikjet masive, për kolapsin në ekonomi, për krizat në arsim e dështimet në shëndetësi. Mbi të gjitha në vend të përrallave për zhvillim, le t’iu flasë për dimrin e vështirë energjetik tek i cili po i futë njerëzit tërësisht pa përgatitë.Jemi në krizë”, ka shkruar Abdixhuku në faqen e tij në Facebook.
E, ish- ministrja e Financave nga radhët e LDK-së, aktualisht deputete e Kuvendit, Hykmete Bajrami ka publikuar disa dokumente përmes së cilave thotë se shifrat e prezantuara nga Qeveria për punësim në vitin 2021 janë të pavërteta.
“Nuk është e vërtetë që është rritë punësimi për 6.9% në fund të vitit 2021.Raporti Vjetor i Auditimit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, në faqe 78 thotë: 62,417 veta janë angazhuar nga KQZ në procesin e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura me 14 shkurt 2021 dhe në zgjedhjet lokale të mbajtura në muajt tetor dhe nëntor 2021.Ndërsa shkalla e papunsisë sipas Agjecisë së Statistikave të Kosovës është 20.5%”, ka shkruar ajo në Facebook e për të cilën ka thënë të hënën e kontaktuar nga Gazeta Blic se nuk ka qëndrim tjetër, përpos atij që ka reaguar.
Pal Lekaj, nga AAK ka thotë se Qeveria e Kurtit fatkeqësisht, po vazhdon me atë që di ta bëjë më së miri, mashtrimin dhe propagandën.
“Deklarimet e Kurtit për rritje ekonomike dhe të nivelit të punësimit janë të pasakta. Në kohën kur inflacioni është mbi 20%, e kurrë nuk ka qenë numri i më i madh i njerëzve që po lëshojnë vendin për shkak të zhgënjimit dhe pamundësisë për jetë të mirë, Qeveria do duhej të veprojë që ta lehtësojë këtë gjendje e jo të mirret me propagandë.Për shkak të rritjes së inflacionit është rritur qarkullimi i bizneseve por jo si rezultat i fuqisë blerëse”, thotë Lekaj për Gazeta Blic.
Për punësimet ai thotë se Kurti vetëm po citon vendet e punës që kanë ekzistuar e jo që janë punësime të reja.
“Qeveria po i deklaron si vende të reja të punës, formalizimin e vendeve të punës që veç se kanë qenë më heret, pra jo që ka ndodhur ndonjë zhvillim pozitiv ekonomik. Nuk kemi investime të huaja për shkak të politikave jo të favorshme për investime, ndërss bizneset vendore shumica përballen me luftë për mbijetesë për shkak të paaftësisë së Qeverisë për të ndërhyrë përmes politikave fiskale”, thotë ai.
Ndërkohë kryeministri i vendit Albin Kurti ka shkruar se ka rritje ekonomike në vend dhe se numri i të punësuarve është rritur fal politikave të qeverijes që udhëheq me vendin.
“Përmes Pakos së Ringjalljes Ekonomike, Masës 2.1, subvencionuam 20% të kryegjësë së kredisë për bizneset prodhuese e përpunuese. Kjo masë kap vlerën prej 15 milionë euro mbështetje direkte që u ka mundësuar 207 bizneseve të investojnë mbi 87 milionë euro në zgjerim të kapaciteteve. Me Masën 2.4 ofruam mbështetje për trajnime të stafit, brendim të produkteve e mbështetje për panaire jashtë vendit për të gjetur tregje të reja. Mbështetje nga e cila përfituan 75 biznese.Pra, u kemi ndihmuar bizneseve tona vendore që të zgjerojnë kapacitetet prodhuese e përpunuese ashtu që të rritet prodhimi vendor, punësimi e eksporti”, ka shkruar Kurti ndër të tjera.
Ai ka publikuar të dhënat edhe për numrin e të punësuarve gjatë qeverijes së Lëvizjes vetëvendosje gjatë këtyre 18 muajve.
“Si rezultat, në vitin 2021 kishim të regjistruara 25 mijë vende pune më shumë sesa ai pararendës, kurse nga janari deri në gusht të këtij viti kemi 15 mijë vende pune më shumë’, ka shkruar Kurti.
Sipas tij eksporti përgjatë periudhës janar-shtator 2022 është për 25.6% më i lartë lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Rritja mesatare vjetore e eksportit gjatë periudhës janar-shtator të viteve 2008-2020 është 15.7%, ndërsa rritja mesatare e eksportit në periudhën e njëjtë të dy viteve të fundit e gjatë qeverisjes sonë është 47.3%. Pra, me Qeverinë tonë eksportet në këtë periudhë janë rritur trefish më shpejtë sesa në krahasim me vitet kur kanë udhëhequr qeveritë e kaluara.E rritja e eksportit pa dyshim nënkupton edhe rritje të aktivitetit ekonomik dhe punësimit në vend”, ka thënë ai.
Gazeta Blic ka kontaktuar edhe me Agjencinë e Statistikave të Kosovës për të kërkuar numrin e të punësuarve në periudhat e permenduar, por deri në publikimin e tekstit nuk ka marrë përgjigje.


