Lajme

Demi: Nëse ligji e thotë se gjatë kohës së grevës grevistët nuk marrin pagë, cili zyrtar publik guxon me i nda mbi 11.5 milionë euro

10/04/2022 10:55
nga:Astrit Gashi

Drejtori i hulumtimeve në Institutin për Studime të Avancuara (GAP), Agron Demi ka folur për çështjen e mosekzekutimit të pagës së shtatorit për mësimdhënësit pas grevës në arsim.

Në një shkrim në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Demi ka pyetur “Nëse ligji e thotë qartë se gjatë kohës së grevës grevistët nuk marrin pagë, kush është ai zyrtar publik që ka guximin me i nda mbi 11.5 milionë euro në kundërshtim me ligjin?”

“Për ata që sistem besimi e kanë se ‘ligji është si llastiku’, a paguhen grevistët a jo është krejt çështje e tekeve. Ani pse një teke e tillë kushton 11.5 milionë euro (pagat mujore neto të të gjithë mësimdhënësve)”, ka shkruar Demi.