Sporti

‘Bad News Eagles’ kërkojnë vetëm fitoren sot në kualifikueset e “IEM Road to Rio 2022”

10/04/2022 09:26
nga:Mergim Rreci

Bad News Eagles kërkojnë fitoren e parë në kualifikueset e “IEM Road to Rio 2022”.

Sot nga ora 11:00, skuadra kosovare do të përballet me ekipin turk, Eternal Fire, përcjell GazetaBlic Sport.

Ndeshja do të zhvillohet me sistemin ‘Bo1’, me skuadrën që fiton lojën e parë e fiton edhe ndeshjen në përgjithësi.

‘GazetaBlic Sport’ do të ju mbajë të informuar në kohë reale për ndeshje.