Sporti

Manchester City “i jep mësim” United, fiton me rezultat të thellë ndaj rivalit lokal

10/02/2022 16:51
nga:E K

Manchester City ka shënuar fitore të thellë ndaj rivalit lokal Manchester United.

Skuadra e Guardiolas ndali 3 pikët në “Etihad Stadium” duke mposhtur Unitedin me rezultat 6-3, shkruan GazetaBlic Sport.

Foden dhe Haaland shkëlqyen në këtë ndeshje duke realizuar që të dy hetrik.

Foden në minutat [8′, 44′ dhe 73′], kurse Haaland në minutat [34′, 37′ dhe 73′] shënuan për fitoren e Cityt.

Manchester United realizoi golat me Antonyn dhe Martial [2x] në minutat 56′ dhe 84′ dhe 90′.

/GazetaBlic Sport/