Sporti

LIVE: Kalojnë gjysmë ore lojë mes Irlandës së Veriut dhe Kosovës, ky është rezultati

09/24/2022 18:29
nga:E K

Kanë kaluar gjysmë ore lojë në ndeshjen, Irlanda e Veriut – Kosova.

Dy kombëtaret po luajnë në kuadër të Ligës C të Kombeve, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas 30 minutave lojë, Kosova ka dominimin e ndeshjes duke pasur edhe dy raste të mira shënimi.

Rastin më të mirë e pati padyshim Rashica i cili goditi dobët prej topit të rikthyer nga pritja e portierit kundërshtar pas goditjes jashtëzakonisht të bukur
nga Muslija në minutën e 5’të të takimit.

Muslija rrezikoi edhe në minutën e 22’të të takimit nga gjuajtja e lirë, por sërish portieri, Peacock-Farrell ia mohoi golin.

Rezultati mbetet i pandryshuar 0-0.

/GazetaBlic Sport/