Sporti

Shqipëria me premio të madhe për futbollistët, në kërkim të fitores ndaj Izraelit

09/24/2022 13:19
nga:Mergim Rreci

Shqipëria e ka finale duelin me Izraelin në Nations League sot.

Kuqezinjtë duan vendin e parë dhe duhet të fitojnë në këtë transfertë. FSHF ka menduar edhe për një premio për futbollistët dhe stafin, përcjell GazetaBlic Sport.

Në rast fitoreje, në kampin kuqezi do të shpërndahen nga 16 mijë euro për kokë. Një motiv më shumë për të dhënë gjithçka që ta mposhtin Izraelin.