Lajme

Matoshi: Nëse 70% e mësuesve janë analfabetë, çka po lypni me i çu fëmijët në shkollë?

09/14/2022 20:56
nga:G B

Komentatori politik, Halil Matoshi ka thënë se nëse mendësia aktuale është që shumica e mësimdhënësve janë analfabetë, atëherë pse po kërkohet që fëmijët të vazhdojnë shkollën. 

Matoshi në Politiko, ka thënë se nuk po e kupton këtë qasje.

“Mendësia aktuale po thotë që 70% e mësueseve dhe nxënësve – janë analfabetë, nëse është kështu atëherë pse po insistoni me i cu fëmijët në shkollë, çka po lypni me i cu në shkollë, s’e kuptoj, më falni, por nuk e kuptoj”, ka thënë Matoshi.