Sporti

Paralajmëri i pazakontë i Liverpoolit për tifozët që udhëtojnë në Napoli: Kujdes, mund të jeni shënjestër e hajdutëve!

09/06/2022 18:14
nga:L J

Liverpool e nis sezonin e tyre në Champions League me një vizitë në Napoli.

Prania e shumë tifozëve britanikë në qytetin napolitan po shqetëson autoritetet vendase dhe i ka shtyrë “Reds” të bëjnë një paralajmërim të pazakontë, përcjell GazetaBlic Sport.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Liverpool u kërkon tifozëve të shmangin turmat në mjedise publike, të shmangin zonën e portit dhe rekomandojnë që të qëndrojnë larg qendrës së qytetit.

Dhe së fundi, ata lënë një paralajmërim: “Nëse zgjidhni të vizitoni, mund të jeni shënjestër e grabitjeve”.

/GazetaBlic Sport