Sporti

“Plisat” para ndeshjes Prishtina – Ballkani: Atmosfera në tribuna do ta fitojë ndeshjen në fushë

08/31/2022 09:03
nga:L J

Tifogrupi zyrtar i Prishtinës, “Plisat” kanë bërë thirrje për prani të madhe në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjen ndaj Ballkanit në fundjavë.

Të dielën në mbrëmje luhet derbi mes Prishtinës dhe Ballkanit në kuadër të javës së pestë në Superligën e Kosovës.

Postimi i plotë i Plisave:

“MË NË FUND NË SHTËPI

Prishtinë, Plisa e prishtinas. Pas tri javësh, më në fund i erdhi radha stadiumit “Fadil Vokrri”. Në këto tri javë me radhë si mysafirë, 7 pikë të grumbulluara nga klubi jonë i zemrës, është mëse arritje e mundimshme. Djemtë bardhë e kaltër meritojnë përkrahjen maksimale e të gjithë qytetit.

Ejani të gjithë ta mbushim jugun! Ta përmbushim premtimin tonë për Prishtinën, përkrahjen e parezervë!

Të dielën duhet të reflektojë stadiumi me ngjyrat bardhë e kaltër në tribuna.

PREMTOJMË, ATMOSFERA NË SHKALLËT E STADIUMIT, DO TA FITOJË NDESHJEN NË FUSHËN E GJELBËRT”, shkruajnë Plisat.

/GazetaBlic Sport