Lajme

Persona të panjohur gjuajnë me armë zjarri nga vetura në Baballoq të Deçanit

08/26/2022 10:56
nga:Astrit Gashi

Persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në ajër, përderisa ishin me veturë në lëvizje, në fshatin Baballoq të Deçanit.

Ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të së enjtes, sipas një dëshmitari që kishte qenë afër në momentet e gjuajtjeve.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 8 gëzhoja të kalibrit 9×19 mm, ndërsa rasti është nën hetime.