Sporti

“Gjithçka përveç golit” – Spektakël në pjesën e parë mes Ballkanit dhe Shkupit në “Fadil Vokrri”

08/25/2022 20:47
nga:E K

Ka përfunduar pjesa e parë mes Ballkanit dhe Shkupit.

Dy skuadrat shqiptare po luajnë në kuadër të ndeshjes kthyese të Play Off-it të garës më të re evropiane për klube “Europa Conference League“, shkruan GazetaBlic Sport.

45 minutat e para na dhuruan gjithçka përveç golit.

Që në minutën e 2’të Shkupi mbetet me 10 lojtarë në fushë pas kartonit të kuq të mbrojtësit, Abdulla.

Abdulla ndërhyri në Albion Rrahmanin që po shkonte rrezikshëm drejt portës së Shkupit, ndërsa duke qenë lojtari i fundit gjyqtari nuk toleroi ndërhyrjen e tij duke e larguar nga loja me karton direkt të kuq.

Pas këtij episodi, Ballkani mori lojën në duart e saj.

Skuadra kosovare pati raste të mira shënimi me Korenicën, Rrahmanin dhe Ermal Krasniqin.

Rastin më të mirë të takimit e pati Ermal Krasniqi në minutën e 40’të të takimit i cili ballë përballë me portierin nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë.

Kujtojmë që skuadra e Ilir Dajës e fitoi ndeshjen e parë në Shkup me rezultat 1-2.

Në tokën tonë, në tokën e Adem Jasharit – Atmosferë vllazërore në “Fadil Vokrri”

/GazetaBlic Sport/