Sporti

Në tokën tonë, në tokën e Adem Jasharit – Atmosferë vllazërore në “Fadil Vokrri”

08/25/2022 20:32
nga:E K

Ballkani dhe Shkupi po luajnë ndeshjen kualifikuese për Europa Conference League.

Ndeshja kthyese mes skuadrave shqiptare po luhet në “Fadil Vokrri”, shkruan GazetaBlic Sport.

Dueli është tejet i zjarrtë me raste të mira shënimi dhe me një karton të kuq që në minutën e 2’të për Shkupin, ku u largua Abdulla pas ndërhyrjes ndaj
Rrahmanit.

Në stadium po mbizotëron një atmosferë vllazërore mes “Xhebrailave” dhe Shfecerave”.

“Në tokën tonë – në tokën e Adem Jasharit” është një nga parullat që tregon atmosferën e mirë që po mbizotëron në “Fadil Vokrri”.

LIVE/ Kalojnë 25 minuta në “Fadil Vokrri” – karton i kuq dhe shumë raste shënimi, ky është rezultati