Lajme

Asnjë informacion nga Brukseli, Tahiri-Kurtit: S’ka logjikë të qëndrosh gjatë jashtë vendit, mos ke shkuar te miqtë për të ndreçur ‘bojlera’?

08/24/2022 16:21
nga:Genita C

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka kritikuar kryeministrin Kurtin për vizitat e tij jashtë vendit, raporton GazetaBlic.

Sipas Tahirit, vizitat e Kurtit për 7 ditë nuk kanë kurrëfarë logjike sepse sipas tij ai duhet të ishte në Kosovë, për ta informuar Kuvendin e popullin mbi ngjarjet e ndodhura së fundi në Bruksel.

Shkrimi i plotë:

Si ka logjikë që Kryeministri i vendit, pas takimit në Bruksel, shkon jashtë vendit për 7 ditë, e nuk kthehet në Kosovë për ta informuar Kuvendin e Kosovës, popullin e vet, partitë politike dhe opinionin publik për një ngjarje, që secili prej nesh ka pritur se çka po ndodhë?!
A mos ke shkuar te miqtë për të ndreçur ‘bojlera dhe filtera’?!