Lajme

Lajçak flet pas takimit me Kurtin dhe Vuçiq: Pres marrëveshje, fola me ta për takimin e nesërm

08/17/2022 20:24
nga:G B

I dërguari i BE-së për dialog Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur para takimit Kurti-Vuçiq që do të mbahet nesër.

Ai ka thënë se është takuar me Kurtin dhe Vuçiq ndaras, me të cilët ka diskutuar për agjendën e nesërme të takimit dhe pritjet që kanë për takimin, raporton Gazeta Blic.

Kur ai u pyet se çka pret, tha “marrëveshje”.