Lajme

Hajnat vjedhin në shtëpitë e vëllezërve në Krushë të Vogël

08/11/2022 09:05
nga:Astrit Gashi

Policia ka njoftuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në tri shtëpi të viktimave vëllezër dhe nga aty kanë vjedhur një sasi stoli ari, para të gatshme dhe disa gjësende tjera në vlerë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Krushë e Vogël në Prizren, dje rreth orës 02:15.

“Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e PK-së.