Chelsea është në bisedime me Barcelonën për shërbimet e Frenkie De Jong.
Sipas The Athletic, megjithëse Manchester United ka një marrëveshje me Barçën për mesfushorin, në një transfertë të vlerësuar prej 85 milionë eurosh, klubi anglez nuk ka arritur ta bëjë lojtarin të pranojë kalimin në Old Trafford, përcjell GazetaBlic Sport.
Mungesa e Champions League do të jetë arsyeja e vendimit të holandezit. Chelsea ka hyrë në garë dhe do të përpiqet të sigurojë lojtarin. Prania në Champions do të jetë atu i bluve.
/GazetaBlic Sport/


