Lajme

“Shteti nuk është eksperiment” – Nga AAK-ja tregojnë pse nuk shkuan në takim me Osmanin, Kurtin dhe të tjerët

08/01/2022 14:40
nga:N M

Tri partitë opozitare kanë refuzuar ftesën e presidentes Vjosa Osmani për takim me krerët e shtetit pas situatës së krijuar në Veri, shkruan Gazeta Blic.

PDK e LDk kanë dhënë arsyetimet e tyre pse kanë refuzuar një formë të tillë të takimit.

Edhe Aleanca për Ardhëmrinë e Kosovës ka dhënë versionin e saj se pse nuk morën pjesë në një takim të formatit të tillë.

Besnik Tahiri shef i GP të AAK-së ka thënë për Gazeta Blic se koha prej 30 ditësh për aplikimin e reciprocitetit është e shkurtër dhe Qeveria e Kosovës duhet t’i marrë të gjitha masat për të siguruar dhe garantuar zbatimin e këtij vendimi.

Sipas Tahirit nuk ka më kthim mbrapa, zbatimi i rendit dhe ligjit është i pa alternativë.

“Shteti nuk është eksperiment, shteti ka proces të vendimmarrjes. Vendimmarrja duhet të jetë e analizuar mirë. Atëherë kur të merret, qëndrohet. Në këto 30 ditë duhet të punojmë seriozisht me faktorin ndërkombëtar, me ShBA-në që mos të ndodhë e njëjta sikurse dje. Raporti me Serbinë është serioz dhe si i tillë duhet të ndodhë. Në asnjë situatë, nuk guxojmë ta dobësojmë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë besnik Tahiri për Gazeta Blic.

Partia e Lumir Abdixhikut: Takim me partitë opozitare me Qeverinë – Për çfarë? Për të mbuluar dështimin dhe papërgjegjësinë?