Lajme

Partia e Lumir Abdixhikut: Takim me partitë opozitare me Qeverinë – Për çfarë? Për të mbuluar dështimin dhe papërgjegjësinë?

08/01/2022 14:01
nga:N M

Lidhja Demorkatike e Kosovës ka reaguar ndaj ftesës që presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u ka bërë partive opozitare për një takim me krerët e shtetit, raporton Gazeta Blic.

Përmes një komunikate për media, LDK vlerëson se për aksionin e djeshëm në veri, institucionet nuk janë koordinuar me askënd dhe se nuk kanë qenë të përgatitura për situatën e djeshme.

“Ndërsa sot, pas dështimit, Presidentja ftoi në takim partitë opozitare me Qeverinë. Për çfarë? Për të mbuluar dështimin dhe papërgjegjësinë?”, thuhet në reagimin e kësaj aprtie

Reagimi i LDK-së:

Lidhja Demokratike e Kosovës dje, i dha mbështetje institucioneve të Republikës së Kosovës në lidhje me shtrirjen e ligjshmërisë në gjithë territorin e vendit. Dënuam sulmin ndaj Policisë së Kosovës që po ushtronte mandatin e saj kushtetues. Kërkuam koordinim me bashkësinë ndërkombëtare dhe theksuam që Kosovës në këto momente i duhen më së shumti siguria dhe qetësia.
Nga dështimi i mbrëmshëm, kuptuam që institucionet nuk janë koordinuar me askënd dhe se nuk kanë qenë të përgatitura për situatën e djeshme.
Ndërsa sot, pas dështimit, Presidentja ftoi në takim partitë opozitare me Qeverinë. Për çfarë? Për të mbuluar dështimin dhe papërgjegjësinë?
Opozita duhet të konsultohet dhe të dëgjohet para se të ndërmerren veprimet. Opozita mund të ndihmojë Qeverinë që të mos gabojë, por nuk mund të marrë përsipër dështimet e saj.
Mbështesim vendosjen e reciprocitetit, si masë e drejtë e çdo shteti sovran. Në të njëjtën kohë, koordinimi me aleatët tanë është kërkesë e përhershme e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ky koordinim është kushti i vetëm i suksesit

“Kam biseduar me Borrell dhe Hovenier” – Krejt çka tha Kurti në konferencë për media për situatën në Veri