Lajme

Policia apelon për kujdes të shtuar në komunikacion

07/20/2022 10:01
nga:Q R

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në komunikacion, veçmas për ata që i drejtojnë makineritë bujqësore në rrugë.

“Në vendin tonë çdo vit ndodhin mbi 100 aksidente me mjete motorike ku përfshihen makineritë bujqësore”, njofton policia, e cila u ka apeluar drejtuesve të makinerive bujqësore që të përdorin mjete sinjalizuese kur janë në komunikacion dhe t’i respektojnë rregullat e trafikut rrugor.