Lajme

Iu gjet kokainë në çorape/ Kush është njëri prej viktimave nga atentati në Fushë Krujë, zbulohet e shkuara kriminale

07/17/2022 15:48
nga:G B

Njëri prej viktimave të atentatit të trefishtë të Fushë Krujës këtë të diel është arrestuar më parë për shpërndarje kokaine në Tiranë.

Në vitin 2017 atij iu gjet në çorape  dhe në çelësat e makinës,  22 doza kokainë.

“Shërbimet e policisë të Drejtorisë Vendore Tiranë më datë 27.09.2017, arrestuan shtetasin : – Diklen Vata, 25 vjeç, banues në Laç. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi në vendin e quajtur zona e shkollës “Bajram Curri”, i është gjetur e fshehur në çorape një mbështjellëse me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, si dhe 3 mbështjellëse të tjera të fshehura në çelësat e makinës. Në vijim është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Diklen Vata, ku gjatë kontrollit të ushtruar i janë gjetur dhe 18 mbështjellëse të tjera me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale : – 22 doza me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila rezultoi e peshës 11.4 gramë. – 3 aparate celularë – mjeti i markës “Rover” Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale ” Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, sipas anjoftimit p-esë vite më parë.