Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka dënuar ashpër sulmin e deputetes Fitore Pacolli, ndaj mediave, shkruan GazetaBlic.
Ajo përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se deklarime te tilla janë përpjekje e pushtetit për të futur frikë ndaj mediave.
Shkrimi i plotë i saj:
I papranueshëm dhe skandaloz sulmi i sotëm i deputetes së pushtetit Fitore Pacollit, ndaj mediave.
Deklarata të tilla janë shqetësuese dhe përpjekje e këtij pushteti për të futur frikë ndaj mediave, përpjekje që buron nga arroganca e këtij pushteti!


