Vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, 109 mjekë, kanë lënë punën në institucionet publike shëndetësore për të vazhduar ushtrimin e profesionit jashtë vendit, shkruan GazetaBlic.
Teje shqetësuese këtë gjendje po e vlerëson kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, i cili thotë se për të parandaluar këtë dukuri kërkohet krijimi i kushteve më të mira të punës.
Sipas tij, arsyetimi i të gjithë mjekëve që po e braktisin Kosovën janë kushtet e mjerueshme të punës, pagat dhe kushtet e specializimit
“Nga Janari deri në Korrik 109 persona janë larguar nga Kosova. Çdoherë kur vin të marrin dokumentet të cilat duhen në shtetet ku ata shkojnë, ne e bëjmë një mini sondazh me ta dhe arsyet që ata i dhënë janë, kushtet e mjerueshme të punës, pagat dhe kushtet e specializimit. Qeveria duhet të intervenoi në përmirësimin e kushteve”, deklaron ai për GazetaBlic.
Sejdiu shton, se Qeveria e Kosovës duhet të intervenoi në përmirësimin e kushteve.


