Nuk mund të ketë dyshime se TFKS ( Trashëgimia Fetare dhe Kulturore Serbe në Kosovë ) do të jetë ndër çështjet kryesore që duhet adresuar në negociatat që çojnë në një marrëveshje ligjërisht obligative midis Kosovës dhe Serbisë e cila pritet të jetë rezultat i dialogut të Brukselit.
Presidenti serb e ka bërë të qartë se mbrojtja e TFKS në Kosovë është një nga objektivat kryesore të vendit të tij në dialog dhe në marrëveshjen përfundimtare ligjërisht obligative me Kosovën. Lind pyetja tejet interesante nga e cila mund të ngritet një hipotez interesante dhe që është:
A ka planifikuar Serbia përmes strukturave të saja paralele dhe atyre kriminale të sulmojnë monomentet e TFKS duke paraqitur keto sulme si të “shqiptareve”?
Ku dihet sipas raporteve të ndryshme që Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë që nga fillimi i vitit 2016 ka filluar në mënyre sistematike të shkepus edhe ato pak kontakte që i ka patur me MKRS dhe është shenderuar plotcishtë në shërbim të strukturave të sigurise se shtetit të Serbis të cilat në mënyre sistematike janë duke tentuar që në Kosovë të paraqitet një trazir sikur e 2004 por kesaj rradhe me efekt edhe më të gjerr. Serbia në këtë faze do përpiqet që masen e reciprociteti të targave të fitojë një momentum duke bllokuar rruget në veri të vendit si faze e parë ndërsa faze e dytë tentative për të sulmuar TFKS në Prizren, Graçanicë, Deçanë dhe Peje ndërsa faza e tret përmese tencionimit të kërkohet jetësimi i Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë dhe të nënshkruar atë si në Bruksel si presion dhe zgjedhje të vetem që mund të kërkohet institucioneve të Kosovës në këmbim të liberalizmit të vizave.
Pra mbetet të shihet se si po marrin veprimet rrjedhjen e tyre por mund të themi që institucionet e sigurise të Kosovës tash më edhe kete opcione e kanë paravetit dhe janë duke analizuar që të ndërmarren veprime konkrete kundër strukturave paralele serbe dhe kriminale në Kosovë.