Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka demantuar kryetarin e Federatës së Sindikatës të Bujqve, Tahir Tahiri, në një deklaratë që ky i fundit e dha sot.
Tahiri tha se arat e Kosovës këtë vit pritet që të japin bukën për vetëm 30 përqind, krahasuar me nevojën totale për konsum.
Megjithatë, Peci në një prononcim për IndeksOnline ka thënë se nevojat e kosovarëve për grurë pritet të plotësohen deri në 70 përqind.
“Kosova këtë vit i plotëson nevojat nga 65 deri në 70%”, tha ai.