Sporti

Kosova kërkon krenarinë përmes xhudos në ‘Lojërat Mesdhetare’, xhudistet tona zbresin sot në tatami

06/29/2022 08:47
nga:Mergim Rreci

Sportistët kosovarë do të vazhdojnë me garat e tyre edhe sot në ‘Lojërat Mesdhetare’.

Sporti i xhudos është shpresa më e madhe për vendin tonë që të stoliset me medalje në “Oran 2022”, sepse deri më tash rezultatet kanë qenë dëshpëruese, përcjell GazetaBlic Sport.

Distria Krasniqi, Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha do të zbresin sot në tatami, atje ku kërkojnë medalje për vendin tonë.

Garat e xhudos do të fillojnë në orën 12:00 me kohën tonë lokale.

/GazetaBlic Sport/