Lajme

Pak para seancës për Trust, Lekaj: Qytetarët po më telefonojnë, kryeministri Kurti mos të merret me retorika boshe

06/23/2022 09:57
nga:Genita C

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj thotë se për çështjen e Trustit ka marrë një numër të madh telefonatash, raporton GazetaBlic.

Sipas tij, çështja e Trustit është jetike dhe Lekaj i bëri një thirrje edhe Kurtit.

“Gjendja është e rëndë në terren, kryeministër, qytetarët kanë nevojë për ndihmë e jo për retorikat tuaja boshe”, shkroi Lekaj.

POSTIMI I PLOTË:

Çështja e Trustit është jetike për qytetarët dhe këtë po e them për shkak se në ditë marr me qindra thirrje telefonike për këtë çështje.
Gjendja është e rëndë në terren, kryeministër, qytetarët kanë nevojë për ndihmë e jo për retorikat tuaja boshe!