Koloneli në pension Afrim Malsor Veseli ka reaguar ndaj Kuvendit të Kosovës pas votimit në parim të projektligjit pë pagën minimale, ku nuk përfshihen në rritje veteranët e UÇK-së.
Ai ka thënë se mos përfshirja në rritje paraqet shkelje të drejtave njerëzore.
Koloneli Veseli, ngrit dyshime se mos përfshirja në projektligjin për pagën minimale, ka prapavi politike.
“Thjeshtë mendoj se është bërë qëllimshëm ky largim, për të provokuar situata të reja politike, dhe që në një të ardhme të afërme të realizojnë rrëzimin e qeverisë dhe çuarjen e vendit në zgjedhje të reja parlamentare”, u shpreh ai.
Më poshtë reagimi i plotë pa ndërhyrje:
Fillimi i fundit.
Miratimi i sotëm në lexim të parë, i projekt ligjit për pagën minimale, duke mos e përfshi kategorin e veteranëve të luftës në këtë rritje, në veti bartë mesazh shumë të keq dhe paraqetë një shkelje të madhe njerzore të kësaj kategorie aq me vlerë në shtetin tonë.
Grupet të caktuara të partive në pushtet shpërfaqën realishtë qëndrimet e tyre per kategorit e liris. Por këto qëndrime të këtyre grupeve të vogla të interesit në partit e tyre të instaluara edhe në qeveri nuk janë qëndrime të elekoriatit të tyre.
Sepse elektoriati I VV kurr skan qenë kundër vlerave të luftës, dhe një pjesë shumë e madhe e tyre janë edhe vetë bartës të luftës për liri.
Se pse ndodhi kjo, pse u larguan nga rritja veteranët, mendojë se ka një prapavijë politike nga grupet e caktuara ne qeveri.
Thjeshte mendoje se eshte bere qellimishtë ky largim, për të provokuar situata të reja politike, dhe që në një të ardhme të afërme të realizojnë rrëzimin e qeveris dhe quarjen e vendit në zgjedhje të reja parlamentare.
Duhet pritur edhe shpërfaqje të problemeve tjera të reja që kjo të ndodh.
E gjithë kjo, mund të ndodh si shikim I vetës në pasqyrë dhe mos mundësia për ndryshim, perkund premtimeve me te cilat kane ardh në pushtet.
Asnje elektorjat partije, e sidomon I VV qe jane shume te rinje, nuk mund te pajtohen qe te vazhdon keq qeverisja, qe dikush te pasurohet e ata te mbesin ne situaten e njejete ekonomike. Ngjajshm me zhgenjimin e elektoriatit te LDK dhe PDK kur ndeshkuan partit e tyre.
Afrim Veseli
Kolonel në Pension.