Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka publikuar dokumentin, me të cilin LDK ka kërkuar debat parlamentar, për rritjen e çmimeve, raporton Gazeta Blic.
Mustafa përmes një postimi në Facebook ka thënë se me mosveprim, qeveria përbën krim nga qytetarëve të Kosovës.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Në emër të GP LDK, me përkrahjen e kolegëve, kam paraqitur sot kërkesën për debat parlamentar ku do të diskutojmë masat konkrete që kemi dhënë LDK-ja, sot e 100 ditë më parë, për t’i përkrahur qytetarët tanë të përballojnë rritjen enorme të çmimeve.
Mosveprimi nga Qeveria përbën krim ndaj qytetarëve dhe familjeve kosovare!



