Lajme

Tanjug: Gjykatat Kushtetuese Frankofone nuk pranuan anëtarësimin e Kushtetueses së Kosovës në Asociacionin e tyre

06/02/2022 00:08
nga:Astrit Gashi

Mediumi shtetëror serb Tanjug ka njoftuar se Gjykata Kushtetuese e Serbisë ka pranuar mbështetjen e shumicës së shteteve në Asociacionin e Gjykatave Kushtetuese Frankofone për ta kundërshtuar anëtarësimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në këtë asociacion.

Gjykata Kushtetuese e Serbisë ka njoftuar se ka marrë pjesë në Kongresin e Nëntë të Shoqatës që është mbajtur në Dakar të Senegalit nga 30 maji e deri të mërkurën, ku sipas saj është refuzuar edhe anëtarësimi i Kosovës.

Nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk është dhënë asnjë njoftim lidhur me këtë lajm të shpërndarë nga institucionet dhe mediat serbe.