Lajme

Kongresmeni Torres reagon pas marrëveshjes Vuçiq-Putin për furnizimin me gaz: Serbia përfaqësuese e Rusisë, Kosova mike e SHBA-së

06/01/2022 10:51
nga:Astrit Gashi

Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres, ka reaguar pas marrëveshjes së Serbisë me Rusinë për furnizim me gaz për tre vjetët e ardhshme.

Torres ka thënë se Serbia është përfaqësuese e Rusisë ndërsa Kosova është mike e palëkundur e SHBA-së.

“Kujtojmë se Serbia është një përfaqësuese e Rusisë, ndërsa Kosova është një mike e palëkundur e Shteteve të Bashkuara. Ne në SHBA nuk duhet të harrojmë kurrë se cilët janë miqtë tanë të vërtetë”, ka shkruar ai.

Të dielën, presidenti Vuciq njoftoi se ka nënshkruar marrëveshje me Rusinë për furnizim me gaz.