Sporti

FFK inicon procedurë disiplinore ndaj KF Vushtrrisë, shkak veprimi i tifozëve në Podujevë

05/31/2022 13:29
nga:Mergim Rreci

Dëmtimi i rrjetës dhe dëmtimi e hedhja e karrigave në fushë në minutën e 77-të, dhe ofendimi në kor nga disa tifozë të Vushtrrisë në ndeshjen e barazhit të zhvilluar ndaj KF Malishevës në “Zahir Pajaziti” të Podujevës ka bërë që FFK të hap procedurë disiplinore ndaj KF Vushtrrisë.

Kjo është bërë e ditur nga FFK përmes ueb faqes zyrtare duke njoftuar për inicimin ndaj KF Vushtrrisë në procedurë disipilinore nga komisioni i garave, ku pritet dhe ndëshkimi për atë se çfarë ka ndodhur në Podujevë.

“Ndaj: FC ”Vushtrria”. MOTIVI: Në min 77-të deri sa po pregaditej ekzekutimi i penalltisë nga FC ”Malisheva” tifozët e FC ”Vushtrria” të vendosur në tribunën jugore kapin , terheqin dhe zhvendosën rrjetën nga porta duke e pamundësuar vazhdimin e kohës së mbetur të lojës, në të njëjtën kohë kishin dëmtuar (hequr) 72 copë ulëse nga e njëjta tribunë, shumica e tyre janë hedhur në fushën e lojës për çka ishte ndërprerë ndeshja për 15 min. Në ato momente për shkak të agresivitetit në rritje dhe me qëllim të vazhdimit të lojës së mbetur nga policia është kërkuar të zbrazet tribuna jugore. Pas fillimit të zbrazjes së tribunës tifozët ofendojnë në kor FFK-në. Sipas raportit të personave zyrtar dhe xhirimit televiziv.” shkruhet në njoftimin e FFK-së.

Rikujtojmë se një kërkim falje për incidentin ka ardhur nga KF Vushtrria dhe tifozeria “Forca” për incidentin në Podujevë.